Kosova blen patentën e “Big Brother VIP”

Kosova blen patentën e “Big Brother VIP”

Pas suksesit të formatit “Big Brother Vip” në Top Channel, një tjetër televizion është pagëzuar me patentën e këtij formati nga Endemol.

Sipas rregullores këtë format nuk mund ta blejnë dy televizione brenda një shteti dhe deri në këtë pikë Top Channel ishte monopol duke marrë mijëra euro nga kompanitë sponsorizuese nga Shqipëria dhe Kosova.

Meqenëse jemi tek Kosova, pikërisht Endemol ka menduar që ti shesë eksluzivitetin e këtij formati një televizioni atje dhe bëhet fjalë pikërisht për televizionin Klan Kosova.

Producent i këtij formati do të jetë Alaudin Hamiti dhe prezantuese moderatorja e mirënjohur e formatit rozë Prive, Liberta Spahiu.

Për këtë vit Top Channel kishte planifikuar që “Big Brother Vip” të startonte në dhjetor, për shkak të shtatëzanisë së moderatores Arbana Osmani.

Ndërkohë sipas informacione të brendshme, “Big Brother Vip Kosova” do të startojë transmetimin në shtator. Nuk dihet nëse ende nëse Top Channel do të bëj një ndryshim të programacionit.

A rrezikon suksesin e Top Channel realizimi i këtij formati në vendin fqinj?

Patjetër që po dhe konkurrenca nis që nga emrat e artistëve të showbizit. Mendohet që “Big Brother Kosova” do të marrë emra të njohur të showbizit kosovar si Era Istrefi, Nora Istrefi, Genta Ismaili etj, duke sjellë drejtpërsëdrejti konkurrencë në personazhe.

Krahas kësaj një pikë tjetër tejet e rëndësishme është edhe konkurrenca e kompanive sponsorizuese ku mjaftojmë të kujtojmë që sponsor gjeneral të këtij formati kanë qenë dy kompani nga Kosova. A do të jenë sërish sponsorizuese këto kompani në “Big Brother Vip Albania” nëse do të realizohet ai në Kosovë?

Related Posts

“Besoj në dashuri në shikim të parë”, Atdheu puth Xhulin, por nga larg

Atdheu i ka thënë sot Xhulit se beson në dashuri në shikim të parë. Këtë deklaratë nuk e besoj edhe aq Xhuli, pasi sipas saj, banori i…

“Më ka ardhur dita”, Stresi thotë se nuk mund të vazhdojë më qëndrimin

“Më ka ardhur dita”, Stresi thotë se nuk mund të vazhdojë më qëndrimin

Stresi ka vazhduar të insistojë se dëshiron të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova. Ai po vazhdon edhe diskutimet me Xhulin e cila po tenton…

Ganimete Abazi bëhet pjesë e BBVK-së

Ganimete Abazi bëhet pjesë e BBVK-së

Surprizat e “Vëllait të Madh” sonte duket të kenë qenë të shumta në numër. Kësisoj, në spektaklin Prime të kësaj të hëne, shtëpisë së Big Brother VIP…

Mbresa – banorja më e re e Big Brother VIP Kosova

Mbresa – banorja më e re e Big Brother VIP Kosova

Surprizat e “Vëllait të Madh” sonte duket të kenë qenë të shumta në numër. Kësisoj, në spektaklin Prime të kësaj të hëne, shtëpisë së Big Brother VIP…

Shtëpisë së BBVK-së i bashkohet një banor i ri – Fis Juniku

Shtëpisë së BBVK-së i bashkohet një banor i ri – Fis Juniku

Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime, “Vëllai i Madh” ka vazhduar të shpalosë surprizat e përgatitura, e që rezultuan të ishin me “bollëk” sonte. Kësisoj, pos…

Edoni pas eliminimit: Më penalizoi fakti që jam ‘Drag Queen’ dhe pjesë e komunitetit

Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, i eliminuari i javës, Edoni apo Victoria Owns është pritur në skenë nga nikoqirët zyrtarë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *