Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes spektakolare të 5 dhjetorit, Big Brother VIP Kosova vazhdon të na surprizojë.

Madhështia e programit të netëve Prime do të jetë edhe më e madhe falë panelit të opinionistëve, një prej të cilëve është blogeri nga Shqipëria, Olti Curri.

Por, karrigia tjetër e opinionistes është rezervuar enkas për një nga femrat më të bukura dhe më seksi në trojet shqipfolëse. Po, pra besoj e kuptuat se për kë bëhet fjalë!

Është Afërdita Paqarada! Ish-Missi i parë i Kosovës, vajza që theu akujt dhe tabutë e kohës duke u sfiluar me bikini që në vitin 1990, Afërdita Paqarada do të jetë e pranishme në cilësinë e opinionistes në çdo Prime të Big Brother VIP Kosova.

Paqarada e Curri do të shprehin mendimet e tyre mbi banorët, sjelljet dhe ngjarjet që ata krijojnë brenda hapësirave të shtëpisë si dhe çdo detaj tjetër rreth formatit në përgjithësi.

Big Brother VIP Kosova fillon transmetimin nga 5 dhjetorit ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion.

Related Posts

“Besoj në dashuri në shikim të parë”, Atdheu puth Xhulin, por nga larg

Atdheu i ka thënë sot Xhulit se beson në dashuri në shikim të parë. Këtë deklaratë nuk e besoj edhe aq Xhuli, pasi sipas saj, banori i…

“Më ka ardhur dita”, Stresi thotë se nuk mund të vazhdojë më qëndrimin

“Më ka ardhur dita”, Stresi thotë se nuk mund të vazhdojë më qëndrimin

Stresi ka vazhduar të insistojë se dëshiron të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova. Ai po vazhdon edhe diskutimet me Xhulin e cila po tenton…

Ganimete Abazi bëhet pjesë e BBVK-së

Ganimete Abazi bëhet pjesë e BBVK-së

Surprizat e “Vëllait të Madh” sonte duket të kenë qenë të shumta në numër. Kësisoj, në spektaklin Prime të kësaj të hëne, shtëpisë së Big Brother VIP…

Mbresa – banorja më e re e Big Brother VIP Kosova

Mbresa – banorja më e re e Big Brother VIP Kosova

Surprizat e “Vëllait të Madh” sonte duket të kenë qenë të shumta në numër. Kësisoj, në spektaklin Prime të kësaj të hëne, shtëpisë së Big Brother VIP…

Shtëpisë së BBVK-së i bashkohet një banor i ri – Fis Juniku

Shtëpisë së BBVK-së i bashkohet një banor i ri – Fis Juniku

Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime, “Vëllai i Madh” ka vazhduar të shpalosë surprizat e përgatitura, e që rezultuan të ishin me “bollëk” sonte. Kësisoj, pos…

Edoni pas eliminimit: Më penalizoi fakti që jam ‘Drag Queen’ dhe pjesë e komunitetit

Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, i eliminuari i javës, Edoni apo Victoria Owns është pritur në skenë nga nikoqirët zyrtarë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *